Besnik Gjakova specialist i muzikës live

Mediale Vip

Besnik Gjakova specialist i muzikës live

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 23 mars 2017 Në ora: 15:54
Besnik Gjakova

Ai ka një zë të mrekullueshëm, tingëllon bukur live, por edhe në këngët e tij me videoklipe. Është nga ata zëra që nuk bëhen bajat dhe kjo është arsyeja se përse Besnik Gjakova është kaq i kërkuar në mbrëmje muzikore e në tregun e dasmave. Por, a e dini se kush në të vërtet është këngëtari i hit baladës “Zot bëma hallall”? Besnik Gjakova ka lindur më 1 tetor të vitit 1990 në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës, jeton prej moshës 3 vjeçare në Gjermani afër qytetit të Frankfurtit.

"Jam i pa martuar, merrem me muzikë prej moshës 9 vjeçare", thotë këngëtari, i cili shton se është rritur me muzikë, duke treguar se është vëllai i tij ai që e nxiti tek ai pasionin për këngën. "Vëllai im është këngëtarë prej më shumë se 28 vitesh, ai është Bekim Gjakova që më mësoi të jem ky që jam sot në lidhje me muzikë". Vetë Besniku kripin e parë e ka nxjerrë në vitin 2015 në bashkëpunim me Emran Kryeziu. "Kënga ime e parë me klip ka qenë “Zot bëma hallall' në vitin 2015 në bashkëpunim me Emran Kryeziu me orkestrim dhe tekst nga Bekim Gjakova, i cili e ka sjellë edhe një projekt që po mirëpritët nga publiku. Është fjala për këngën “Mos të kisha njofto”, që po dëgjohet shumë dhe që ka premisat e një hiti.

"Kënga ime e fundit ka qenë në bashkëpunim me Suzana Fazliun si tekst shkruese, orkestrim nga Armend Mustafa dhe muzika nga Bekim Gjakova, ndërkaq videoklipi është bërë nga “Sëart” në Shqipëri. Ky projekt ka zgjatur afër një vit deri në realizim për shkak se kam qenë shumë i ngarkuar me punë dhe dasma. Kjo këngë është e preferuara ime dhe më duket se po bëhet edhe e preferuara e publikut”, shton këngëtari, duke shpresuar që edhe kënga e radhës ta ketë këtë fuqi.

Gjatë bisedës, natyrshëm lindi pyetja se a do të ketë një bashkëpunim mes vëllezërve dhe Besniku tha se po dhe se bëhet fjalë për një këngë ritmike. Këngëtari tregon se aktualisht po i ndihmon vëllain në realizimin e një kënge folklorike që do lansohet me klip gjatë muajve të verës".
Në vijim ju ftojmë të dëgjoni “Mos të kisha njofto” nga Besnik Gjakova./BS
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat