Eliona Qira vjen edhe në anglisht

Mediale Vip

Eliona Qira vjen edhe në anglisht

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 23 mars 2017 Në ora: 15:57
Eliona Qira

Eliona Qira është një nga emrat e ri të industrisë muzikore në vend, që u dëshnua në edicionin e kaluar të festivalit "Kënga Magjike", me këngën "Më mëso të harroj", që shënoj suksesin e saj të parë në skenën shqiptare.

Eliona nuk është nga ato këngëtare që thjesht duan të duken bukur e të shesin poza, pasi ajo ka zë, potencë dhe stilin e një këngëtare që mund të prekë edhe tregun botëror të muzikës moderne.

Eliona Qira është në kohë, pasi është vetëm 18 vjeç dhe jeton në vendin e studiove më të mira në botë, në Suedi.

Me muzikë ka nisur të merret që në moshën 4 vjeçare, ku mësonte pianon e me kalimin e kohës edhe kitarën. Ishin prindërit ata që e kishin dhe e kanë deshirën që Eliona të jetë kjo që është. Ajo edhe sot e vijon shkollën e mesme të muzikës në Malmo të Suedisë.

Këngëtarja sapo ka lansuar edhe videoklipin e këngës “S’më ka mua” me muzikë dhe tekst nga I mirënjohuri Adi Hila. Videon e këngës e ka bërë Ernis Cili (Chili prod).

Më poshtë gjeni videon e këngës “S’më ka mua”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat