Degjeneron konflikti në ‘Big Brother’, Ervini pështyn në fytyrë dhe e kërcënon Damianon

Mediale Vip

Degjeneron konflikti në ‘Big Brother’, Ervini pështyn në fytyrë dhe e kërcënon Damianon

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:17
Skena nga Big Brother

Edhe pse është ende në ditët e para kanë nisur konfliktet dhe përplasjet mes konkurrentëve të Big Brother.

Një debat i ashpër mes Damianos dhe Ervinit ka shkuar deri në atë pikë sa ky i fundit ka pështyrë në fytyrë Damianon, ndërsa e ka kërcënuar se është i gatshëm të lërë edhe lojën dhe të përballet më të jashtë.

“Qetësohu njëherë, pastaj eja të flasim”, i ka thënë Damiano Ervinit. Pas këtij veprimi Ervini iu është drejtuar prindërve të Damianos për edukatën skandaloze të djalit të tyre.

Siç u lajmërua edhe në mëngjes, Big Brother lejoi që vajzat të kalonin te ana e djemve, të cilat janë habitur shumë me atë që ka ndodhur.

Damiano: Unë i thashë mos u bëj lëpirës si Danjeli. Ai u acarua.

Ervini: Nuk me jep mua urdhra dhe me jep arsye e me shih në sy kur flas.

Damiano: Po bëhesh gangster budalla. Mos më kërcëno.

Në këtë moment të debatit ka ndërhyrë Big Brother që u ka kërkuar djemve që të qetësohen dhe të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

Ervini: Unë nuk i jap dorën. Anulohet festa.

Damiano: Ia jap unë dorën.

Por Ervini është ende i inatosur dhe në shenjë nervozizmi godet me dorë murin e banjos. Damiano i thotë që t’i japë dorën dhe vetë i kërkon të falur. Ervini pranon, por jo për Damianon.

“Nëse ta jap dorën ty, e bëj vetëm për çunat që janë këtu”, thotë ai.

Danjeli kërkon nga Damiano që mos e zgjasë më këtë muhabet, ndërsa Ervini vazhdon akuzat ndaj Damianos.

“Unë nuk jam ordiner që të ofendoj ty kot”, iu drejtua ai.

Pas kësaj ndërhyn Big Brother që u thotë djemve se nëse nuk bëjnë paqe dhe të shtrëngojnë duart, do të anulojë festën dhe si Damiano, ashtu edhe Ervini do të penalizohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat