Selena Gomez fshin komentet negative nga Instagrami

Mediale Vip

Selena Gomez fshin komentet negative nga Instagrami

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:17
Selena Gomez

Aktorja e famshme Selena Gomez në një intervistë për Neë York Times ka treguar përjetimin e saj me ngacmimin, duke thënë se ka pasur përvoja nga kjo dukuri.

Ajo gjithashtu përmendi edhe lidhjen e saj me komentet në Instagram, duke shpjeguar se tenton t’i evitojë komentet negative, shkruan Huffington Post.

“  E fshij aplikacionin nga telefoni të paktën një herë në javë”, ka thënë ajo,

“ Është sikur disa njerëz duan të të presin shpirtin. Imagjinoni të gjitha pasiguritë që i ndjejmë për vetën tonë dhe dikush  shkruan një paragraf duke treguar çdo detaj për to, qoftë vetëm anën fizike”, ka shtuar ajo.

“Unë e di se çfarë do të thotë të ngacmohesh. Unë shkova në shkollën më të njohur në botë, që është Disney Land” ka thënë Selena.

Selena Gomez është ndër artistët e rinj më të suksesshëm në botë, veçanërisht në  karrierën e saj muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat