Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme

Mediale Vip

Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:47
Aktorja 41-vjeçare ka zbuluar se gjatë ditëve të shkollës ka përjetuar torturë të vërtetë nga bashkëmoshatarët e saj

Kate Winslet ka përjetuar torturë të vërtetë nga moshatarët e saj.

Aktorja 41-vjeçare ka zbuluar se gjatë ditëve të shkollës ka përjetuar torturë të vërtetë nga bashkëmoshatarët e saj.

Detaje të dhimbshme nga e kaluara e saj ajo ka ndarë me 12 mijë të rinj në një ngjarje humanitare në Wembley Arena.

“Bashkëmoshatarët më keqtrajtonin në shkollë dhe më quanin lopë deti”, ka thënë Kate.

Ajo u ka thënë të pranishmëve se e kanë ngacmuar kur kishin kuptuar se dëshironte të merrej me aktrim. Ajo ishte “cak” për shkak të pamjes së saj dhe me një rast madje edhe e kishin mbyllur në ormanin e shkollës.

“Nuk ishte fort e këndshme. Madje, më thanë se mund të isha e lumtur në karrierën time nëse do të më ndajnë rolin e ndonjë vajze të trashë. Agjentët më thanë: “Ti, thjesht, nuk je ajo që po kërkojmë”. Këtë e kam dëgjuar sa herë”, ka rrëfyer Kate, e cila ka arritur të bllokojë gjithë këtë energji negative dhe të mbajë gjallë dëshirën për aktrim.     

“Nuk kam dashur të heq dorë nga ëndrrat e mia. Ua kam kthyer goditjen. Më është dashur të injoroj të gjitha komentet negative. Më është dashur të besoj në vetvete dhe të punoj shumë”, ka treguar Kate.

Gjithë ky mund aktores i është shpërblyer me rolin kryesor në filmin “Titanic” pranë Leonardo DiCaprio. Jeta e saj që nga ajo kohë është përmirësuar për të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat