E plaçkitin brenda natës, hajnat vjedhin stoli dhe revolen

Mediale Vip

E plaçkitin brenda natës, hajnat vjedhin stoli dhe revolen

Më: 23 mars 2017 Në ora: 18:19
Jaime Pressley

Duket se shtëpitë e personave të njohur janë shndërruar në cak të hajnave të rryer.

Nuk është lajm se kriminelët çdo ditë “operojnë” nëpër shtëpi dhe hapësira në mbarë botën, por kohëve të fundit personat e njohur janë shndërruar në “target” të hajnave dhe janë shpesh viktima të plaçkitjeve.

Plaçkitja e fundit i ka ndodhur aktores Jaime Pressley, të cilës hajnat e rryer i morën stoli dhe revolen. Stolia ishte në vlerë 30.000 dollarë, raporton TMZ.

Aktorja gjatë kohës së plaçkitjes nuk ishte në shtëpi, ndërsa hajnat arritën të marrin stolitë e saja të çmuara pa probleme, duke pasur parasysh se alarmi ishte i pa aktivizuar.

Pas daljes në drekë ajo u kthye në shtëpi ku e priti befasia e pakëndshme. Zëdhënësi i saj ka konfirmuar se djali i saj nëntëvjeçar Dezi nuk ishte po ashtu i pranishëm gjatë kohës së plaçkitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat