“Shqipëria është atdheu im”

Mediale Vip

“Shqipëria është atdheu im”

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:29
Almeda Abazi e Tolgahan Sayisman

Aktori i njohur i serialit “Mos u dorëzo”, Tolgahan Sayisman është kthyer dje nga udhëtimi me bashkëshorten e tij, bukuroshen shqiptare Almeda Abazi.

Edhe pse të lodhur nga udhëtimi, çifti ka dhënë një intervistë të shkurtër për gazetarët.

“Është ende herët për fëmijë”. – kanë deklaruar ata të pyetur nëse kanë ndonjë plan të afërt për t’u bërë prindër, nga ana tjetër, Tolgahan është pyetur edhe në lidhje me vendin tonë, Shqipërinë. “Shqipëria është atdheu im tjetër. Duhet të bëjmë diçka edhe atje”- tha ai.

Almeda Abazi që në dasmë nuk ia shkeli këmbën sipas zakonit Tolgahanit, ia shkeli atij këmbën në aereoport, duke thënë: “Unë këtë e dija”. Çifti u martua në Los Angelos në shkurt 2017. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat