Kievi bllokon këngëtaren ruse në Eurovizion

Mediale Vip

Kievi bllokon këngëtaren ruse në Eurovizion

Më: 23 mars 2017 Në ora: 22:47
Julia Samoilova

Kievi vendosi t’i ndalojë hyrjen në Ukrainë për tre vite Julia Samoilova, këngëtarja pop me aftësi të kufizuara e emëruar si përfaqësuese e Rusisë në Eurovision, që do të zhvillohet në maj pikërisht në kryeqytetin ukrainas, sipas zëdhënësit të SBU-së, shërbimet ukrainase të sigurisë.

“Samoilova është fajtore që ka kënduar në Krime në vitin 2015 dhe se ka vajtur në këtë gadishull pa autorizimet që lëshohen nga Kievi”, thuhet në këtë deklaratë të SBU-së.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavel Klimkin, e kishte cilësuar si “një provokim zgjedhjen për të kandiduar të këngëtares pop me aftësi të kufizuara, Julia Samoilova si përfaqësuese e Rusisë në Eurovizion”.

“SBU-ja është duke bërë verifikime mbi akuzat për vizitën e Samoilova në Krime në qershor 2015 dhe vlerësoj se ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë”, kishte deklaraur zëdhënësi i shërbimeve ukrainase të sigurisë.

“Një akt i turpshëm, cinik dhe jonjerëzor”, e ka cilësuar zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Grigori Karasin vendimin e Kievit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat