Nesko lanson “Skandal”-in

Mediale Vip

Nesko lanson “Skandal”-in

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:55
Nesko

Projekti i shumëpritur më në fund është lansuar. Bëhet fjalë për këngën “Skandal” të kantautorit Rines Gjyrevci i cili në botën artistike njihet si Nesko.

 Kënga e paralajmëruar në fund të javës së kaluar sonte është lansuar në platformën Arkiva Shqiptare, derisa vet këngëtari pret që ky projekt të pëlqehet nga publiku.

“Skandal” nuk është kënga e parë e Nesko-s, pasi që ai edhe më herët është prezantuar para publikut kosovar me disa projekte.

Megjithatë, “Skandal” është projekti më i madh i Nesko-s deri me tash.

Spoti është realizuar nga “askJack”, derisa Nesko premton që nuk do të ndalet me kaq, por së shpejti do të sjellë edhe këngë tjera.

Ai po ashtu premton se nuk do të largohet asnjëherë nga zhanri R’n’B, zhanër ky që në vendin tonë sikur ka filluar të harrohet, marrë parasysh se është i vështirë për t’u realizuar dhe kënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat