Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka filluar të bëhet shumë aktive në rrjete sociale.
Në profilin e saj në Facebook, këngëtarja ka publikuar një foto me të cilën i përshëndet të gjithë fansat e saj.
Shkurta dukej si një zonjë e vërtetë në imazhin e publikuar, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe linkun e këngës më të re të cilën e solli në bashkëpunim ne vajzën Gresën.
Komentet e fansave sipër fotografisë së Shkurtës ishin të shumtë dhe të gjitha me fjalë të mëdha për këngëtaren.
Interesant ishte fakti që Shkurta ia ktheu komentet secilit që i komentoi.