Përlotet këngëtarja shqiptare: Nuk pendohem, sepse ishte dashuria ime e parë

Mediale Vip

Përlotet këngëtarja shqiptare: Nuk pendohem, sepse ishte dashuria ime e parë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 16:34
Këngëtarja Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është përlotur teksa ka folur për ish të dashurin e saj. E ftuar në emisionin ‘Tek Unë’ në ‘In’ Tv, Beatrix ka folur për jetën e saj private dhe ndarjen me Ervin për të cilin thotë se ishte dashuria e parë. Ajo e quan një periudhë shumë të bukur të jetës së saj, që do ta kujtojë
“Lidhja ka pasur rëndësinë dhe bukurinë e saj. Jetoi aq sa duhej të jetonte. Në zemrën time do të mbetet gjithmonë e bukur siç ka qenë. Është diçka që ka kaluar, çdo grua i kalon këto përvoja.”, u shpreh ajo e ftuar në “Tek unë” me Arjola Shehun.
E pyetur nëse është zhgënjyer që historia nuk pati fundin e lumtur që dëshironte, “e lumtur me princin e kaltër”, Beatrix u përgjigj:
“Duke qenë se ka qenë dashuria ime e parë…” tha ajo ndërsa sytë iu mbushën me lot. “Më falni, se emocionohem kur flas për dashurinë. Jam rritur me shumë dashuri dhe i kam përjetuar gjithmonë këto filmat me princesha…” dhe pasi emocionohet përsëri, kërkon që të ndërrojnë temë.
Ndër të tjera këngëtarja thotë se lidhja me Ervin ka marrë fund dhe nuk ka më kthim pavarësisht periudhës së bukur që ka kaluar me të. Gjithashtu Beatrix thotë se do vazhdojë të besojë në dashuri dhe nuk pendohet që bëri publike lidhjen e saj të shkuar pasi ashtu e ndjente. Këngëtarja e prezantoi ish-partnerin publikisht kur konkurroi në 2015-ën në “Dancing with the stars”, ndërsa u ndanë një vit më vonë, në janar 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat