Surpriza e papritur në Big Brother, ja si e provokon krijimin e një çifti të ri brenda shtëpisë

Mediale Vip

Surpriza e papritur në Big Brother, ja si e provokon krijimin e një çifti të ri brenda shtëpisë

Më: 31 mars 2017 Në ora: 00:30
Skena nga ?Big Brother

Big Brother mendoi një mbrëmje ndryshe për Armelën dhe Liridonin, të cilët u shkëputën nga pjesa tjetër e banorëve dhe e kaluar darkën së bashku.

Ata takohen fillimisht në dhomën e rrëfimit dhe më pas shkojnë së bashku për të shijuar surprizën e përgatitur nga Big Brother. Po ashtu si për Egnajtin dhe Kleodianën dhoma ishte përshtatur në një ambient për piknik për dy banorët. Një shportë e mbushur me fruta, ushqime të tjera dhe një shishe shampanjë.

Ata fillojnë dhe flasin për banorët e tjerë dhe veçanërisht për Damianon dhe Danjelin që u larguan nga ata mbrëmjen e së shtunës. “Pa Damianon keni rënë në heshtje”, i thotë Armela.

Më pas, Armela e pyet Liridonin se si i duket Dona. Djali nga Prishtina thotë se për të është inteligjente. Por Armela nuk mendon kështu. “Bëri diçka që në fillim. Ajo tregoi se nuk flet, por kërkon të blejë njerëz, por për mua, kjo nuk tregon inteligjencë, pasi nëse do të ishte kështu, ajo nuk do të na e kishte thënë neve këtë gjë”.

Për Kleodianën, Liridoni thotë se është e ndjeshme dhe i duket se është ambientuar. Megjithatë, duket se djali nga Prishtina nuk është se ka ndonjë tërheqje për dy vajzat e reja, të paktën kështu thotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat