Shampanjë, tortë, kartolina dhe iPhone, befasia e miqve për ditëlindjen e 24 të Morena Tarakut

Mediale Vip

Shampanjë, tortë, kartolina dhe iPhone, befasia e miqve për ditëlindjen e 24 të Morena Tarakut

Më: 1 prill 2017 Në ora: 17:26
Ditëlindja e 24 e Morena Tarakut

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka festuar sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 24.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime nga miqtë dhe familjarët e saj, teksa edhe fansat patën mundësinë ta urojnë përmes rrjeteve sociale.

Disa nga miqtë e saj më të mirë i kishin rezervuar këngëtares dhe modeles së njohur një befasi shumë të këndshme në orën 00:00 të datës 1 prill.

Ata i kanë organizuar asaj një festë në ambient të hapur me tortë, qirinjë, shampanjë, tullumbace dhe një lisharëse, e cila e bëri modelen e njohur ta shijojë festën e privilegjuar duke u lëkundur si “princesha” e mbrëmjes.

Një nga dhuratat më të mira që Morena mori për ditëlindje ishte një iPhone 7 i ri, me ngjyrë të kuqe i përpunuar, dhe më i rrallë në treg.

Ajo ka ndarë përmes rrjetit social Instagram disa fotografi nga festa e saj e “çmendur” shoqërinë, një festë nga e cila nuk i mungoi asgjë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat