I biri i David Beckham bën tatuazh të njëjtë me të atin

Mediale Vip

I biri i David Beckham bën tatuazh të njëjtë me të atin

Më: 2 prill 2017 Në ora: 18:19
Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham, i biri 18 vjeçar i yllit në pension të futbollit David Beckham dalëngadalë është duke u shndërruar në të atin.

Të shtunën pasdite i riu ka bërë një tatuazh, duke ecur kështu hapave të tij.

Ai e ka bërë tatuazhin në Los Anxhelos nën vëzhgimin e të atit, i cili e ka shpërndarë në instagram një fotografi të procesit. Tatuazhi paraqet një burrë  të nacionalitetit amerikan, në krahun e djathtë.

Përderisa ky është tatuazhi i parë për Brooklyn, David ka shumë të tilla në trup.

Një natë më parë Brookly është parë në koncertin e Arianna Grande në Los Anxhelos bashkë me ish të dashurën e tij Sonia Ammar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat