Roza Lati çon në polici këtë person për këtë arsye

Mediale Vip

Roza Lati çon në polici këtë person për këtë arsye

Më: 4 prill 2017 Në ora: 23:25
Roza Lati

Ndryshe nga ajo vajza moskokëçarëse që shohim në ekran, ata që e njohin nga afër Rozën e dinë natyrën e saj të ndjeshme.

Madje Roza në  postime në Instagram, na ka njohur me shumë raste për kafshët në nevojë apo ndihmën që iu ka dhënë atyre.

Dhe pikërisht situata e fundit që i ka ndodhur ka të bëjë me kafshët. Teksa ka vizituar një dyqan kafshësh në Myslym Shyri  është tronditur nga ajo që ka parë aty.

Kafshë që mbaheshin për tu shitur dhe që ishin në gjendjen më të keqe të mundshme. 28 vjeçarja bëri shembull një qenush i cili ishte gati duke u verbuar dhe nxirrte shkumë nga goja, pasi pronari i dyqanit e kishte pushuar nga puna veterinerin dhe kafshët ishin në mëshirën e fatit.

Pasi Roza e bëri publik rastin në fjalë duke iu drejtuar të gjithëve që të mos blinin kafshë tek ai person, vërshuan mesazhet në adresë të saj ku ankoheshin për zotërinë në fjalë duke e cilësuar si një të pashpirt dhe që duhej të ndëshkohej.

Dhe zërat e tyre u dëgjuan nga drejtësia shqiptare e cila e ndaloi personin në fjalë pak orë më vonë.

“Ka Zot atje lart, por ka edhe polici shteti”, shkruan Lati.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat