Ronela Hajati flet publikisht për të dashurin sekret

Mediale Vip

Ronela Hajati flet publikisht për të dashurin sekret

Më: 9 prill 2017 Në ora: 12:46
Ronela Hajati

Ronela Hajati, këngëtarja që numëron disa hite në skenën muzikore, është ndër artistet e cila është treguar gjithmonë hermetike sa i përket jetës së saj private. Thashethemet për një romance mes saj dhe kolegut të saj, këngëtarit Young Zerka,  kanë bërë që këngëtarja të jetë shpesh pjesë e medieve rozë.

E pyetur nga Ermal Mamaqi në emisionin ‘Xing me Ermalin’ nëse ka të dashur, këngëtarja është përgjigjur: ‘Të dashur sekret kam, të dashur publik jo’, duke pranuar kështu se ka një të dashur, por nuk do të flasë për të e ta bëj lidhjen publike.

Mesa duket do të na duhet të presim ende, derisa Ronela të flasë hapur për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat