Zbulohet arsyeja e vdekjes së modeles me sytë më të bukur në botë

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e vdekjes së modeles me sytë më të bukur në botë

Më: 9 prill 2017 Në ora: 12:55
Raudha Athif, e cila ishte gjetur e varur në dhomën e saj konviktin studentor në Bangladesh, mësohet se nuk është vetëvrarë, por atë e kishte vrarë dikush

Ditë më parë u raportua për vdekjen e modeles me sytë më të bukur në botë, ndërsa tani dalin detajet e para të vdekjes së saj.

Raudha Athif e cila ishte gjetur e varur në dhomën e saj konviktin studentor në Bangladesh, mësohet se nuk është vetëvrarë, por atë e kishte vrarë dikush, shkruan TheSun.

Modelja 20-vjeçare ishte studente e vitit të dytë në kolegjin e Mjekësisë Islame në Rajshahi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familja e saj, të cilët treguan se arsyeja pse është vrarë modelja është se ajo kishte refuzuar të vënte mbulesën islame.

Edhe pse hetimet për vdekjen e saj ende po vazhdojnë, familja e saj, gjegjësisht vëllai Rayyan Athif, doli me një deklaratë.

“Stili i saj i veshjes ishte i ndaluar si ‘i pamoralshëm’ dhe ‘jo-islamik’, edhe pse në kolegj ajo kishte respektuar veshjen duke mbuluar fytyrën e saj” ka thënë vëllai i saj.

Vëllai i saj ka thënë se para se të vdiste, Raudha u kishte treguar se dikush kishte tentuar ta vriste duke i hedhur tableta në pijen e saj.

Edhe pse në fillim u tha që ishte vetëvrasje, në bazë të disa shenjave në fytin e saj, familja e Raudhës kishin hedhur poshtë këtë gjë duke thënë se ato i kishte nishane nga lindja.

Madje, babai i saj Mohammed Athif i cili është mjek me profesion, që në fillim ishte deklaruar se kjo është vrasje, jo vetëvrasje.

Raudha ishte modele e njohur e Vogue, e cila është cilësuar si vajza me sytë më magjepsës në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat