Yjet e ‘EX on the Beach’, Jordan Davies dhe Joshua Ritchie janë arrestuar duke bërë shopping në Birmingham. Ata janë prangosur nga dy policë jashtë qendrës tregtare Bullring ditën e premte. Jordan dhe Joshua ishin të shoqëruar nga Sarah Goodhart, por ajo nuk ishte arrestuar.
Është ende e paqartë se përse ato u arrestuan por në një video të publikuar njëri nga policët dëgjohet duke u thënë kanë prishur qetësinë publike.
Por dyshja nuk duket shumë e shqetësuar pasi kanë filluar duke qeshur ndërkohë që po dërgoheshin drejt makinës së policisë.