Danjeli i zhgënjyer nga Lupçe

Mediale Vip

Danjeli i zhgënjyer nga Lupçe

Më: 13 maj 2017 Në ora: 15:29
Danjeli i shprehet Fiorentinës

Danjeli i shprehet Fiorentinës se ai ndihet shume i zhgënjyer nga Lupçia, sepse u tregua shumë i keq pasi është bërë xheloz që tashme Fiorentina dhe Olsi rrinë me ta.

Ai shton se kurrë nuk i ka hedhur baltë atij çifti në shtëpi dhe bravo i qoftë se ua kanë futur shumë bukur. Ai ironizon se ai dhe Fotini i kanë bërë shumë dëm duke qenë se kanë thyer këshillat që i kanë dhënë Lupçes, por në njëfarë mënyre e justifikon me moshën.

Danjeli ndër të tjera i thotë Fiorentinës se “bravo i qoftë Musës se gjeti hapësire boshe në trurin e Lupçes dhe i përforcoi alibitë që kishte”.

Fiorentina i përgjigjet se ndjesinë që Danjeli ka sot e ka pasur dhe ajo kur ka hyrë ai me Fotininë dhe mënyrën sesi u largua Lupçja prej tyre.

Për Danjelin Lupçe dhe Katerina janë çift që i bashkon dobësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat