David dhe Victoria Beckham, mbeten njëri ndër qiftet më të pëlqyera nga publiku që moti.
Të martuar që prej 18 vitesh, ata vazhdojnë të jetojnë të lumtur së bashku me 4 fëmijët e tyre.
Ata pos karrierës së tyre, janë duke pasur suksese të mëdha edhe në bizneset e tyre. David merret me reklamime, ndërsa Victoria ka disa vite që ka hapur linjën e saj të modës, nga e cila gjeneron të ardhura të majme.
Ndërsa sa I përket jetës private, ata njihen si qifti VIP më stabil, sepse nuk është përfolur ndonjëherë për ndonjë krizë martesore.