Salma Hayek qan për sulmin në koncertin e Ariana Grande

Mediale Vip

Salma Hayek qan për sulmin në koncertin e Ariana Grande

Më: 23 maj 2017 Në ora: 16:33
Salma Hayek

Aktorja e famshme meksikane, Salma Hayek, ka shpërthyer në lot, gjatë një interviste në Festivalin e Filmit në Kanë, këtë të martë, duke thënë se nuk ka fjetur që kur e ka marrë lajmin që la të vdekur 22 persona dhe 59 të lënduar, shumica prej tyre, fëmijë.

Ylli i Hollivudit shpejgoi se vajza e saj Valentina, 9 , është një fanse e madhe e Ariana Grande-s dhe do të dëshironte të ishte në atë koncert.

“Po të isha në Londër, vajza ime do të kishte shkuar në atë koncert. Është këngëtarja e saj e preferuar”, shtoi ndër të tjera Hayek, që nuk mund ta fshihte tmerrin e përjetuar nga kjo ngjarje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat