Dafina Zeqiri shfaqet mjaft provokuese rrugëve të New York-ut

Mediale Vip

Dafina Zeqiri shfaqet mjaft provokuese rrugëve të New York-ut

Më: 30 maj 2017 Në ora: 18:33
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke vazhduar karrierën e saj ndërkombëtare.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Daffy ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet mjaft provokuese.

Gjatë kohës sa po shëtiste rrugëve të New York-ut, ajo shfaqet e veshur me një veshje xhins, të hapur shumë tek pjesa e lartë, mjaftueshëm për të nxjerr në pah sensualitetin e gjoksit të saj.

Ajo shquhet për forma të lakmueshme trupore, gjë për të cilën kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër. 

Image
Fotografi në InstaStory
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat