Ariana Grande viziton fansat e plagosur

Mediale Vip

Ariana Grande viziton fansat e plagosur

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 18:32
Këngëtarja amerikane Ariana Grande

Këngëtarja amerikane Ariana Grande ka vizituar adhuruesit e saj të plagosur në sulmin terrorist në Mançester.

Ajo në rrjetin shoqëror Instagram ka postuar fotografitë e bëra gjatë vizitës në spitalin e fëmijëve Royal Manchester. 

Peter Man, babai i vajzës Jaden, e cila ishte lënduar në sulm, tha pas vizitës së Ariana Grande, vajza e tij ishte tepër e lumtur.  

Këngëtarja dje u kthye në Britani të Madhe për shkak të koncertit “One love Manchester”, kushtuar viktimave të sulmit.  

Në koncertin humanitar të Ariana Grande në Manchester, i cili do të mbahet të dielën, gati dy javë pas sulmit vetëvrasës në të cilin pësuan 22 persona, do të marrin pjesë edhe një numër i madh i muzikantëve të njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat