Ndërtesa e djegur në Londër në lagje të Ritës, flet këngëtarja

Mediale Vip

Ndërtesa e djegur në Londër në lagje të Ritës, flet këngëtarja

Nga: B.S Më: 14 qershor 2017 Në ora: 13:02
Rita Ora

Një ndërtesë 24 katëshe është djegur në Londër rreth orës 1 e 30 të mëngjesit, nga i cili ka të vdekur, ndërsa janë mbi 50 të plagosur.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka reaguar lidhur me këtë, duke thënë se ajo gjendet në lagjen e saj dhe se ka luajtur në atë ndërtesë më parë, përcjell Bota sot.

Rita ka shkruar në Instagram po lutet për të gjithë që janë aty dhe se do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar ata.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një statusi në llogarinë  e saj në Instagram, duke shkruar: “Kjo është lagjja ime, nuk mund të besoj se kjo po ndodh. Lutjet e mia janë me të gjithë të përfshirët, zemra ime po rreh aq shpejt. Kam luajtur në atë bllok. Unë dua të bëj gjithçka për të ndihmuar”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat