Emrat e vërtetë të këtyre VIP-ave, nuk janë ato që njohim të gjithë!

Mediale Vip

Emrat e vërtetë të këtyre VIP-ave, nuk janë ato që njohim të gjithë!

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 16:24
Marilyn Monroe, Rihana, Gigi Hadid

Jemi mësuar të dëgjojmë emra elegantë si të Audrey Hepburn, dhe shpesh na shoqëron mendimi: ‘…artistë që në lindje!’ Epo, jo gjithmonë është ashtu. Askush nuk e kishte parashikuar që Coco Chanel do të ngrinte një perandori mode, ashtu sikurse vajza e vogël nga Bahamas nuk imagjinohej të shndërrohej në Rihanna-n, që të gjithë adhurojmë sot.

Kështu, për disa nga të famshmit, emrat e vërtetë të lindjes nuk janë ato që njohin shumica. Me ndryshime rrënjësore ose jo, lista surprizon kur lexohen emra si të Gigi Hadid, Michael Kors, Ralph Lauren etj.

Ka qenë përfshirja e tyre në botën e artit dhe famës, ajo që ka shtyrë VIP-at të jenë të pakënaqur me emrat e fëmijërisë, e si pasojë të prezantohen në një tjetër mënyrë: atë që ne jemi mësuar t’i dëgjojmë që në fillim. Zbuloni personazhet në listën e mëposhtme dhe shprehni mendimin tuaj – cili emër iu shkon më për shtat?

Audrey Hepburn – Audrey Kathleen Ruston

Coco Chanel – Gabrielle Bonheur Chanel

Cindy Crawford – Cynthia Ann Crawford

Gigi Hadid – Jelena Noura Hadid

Irina Shayk – Irina Valeryevna Shaykhlislamanov

Jayne Mansfield – Vera Jayne Palmer

Jimmy Choo – Jimmy Choo Yeang Keat

Madonna – Madonna Louise Ciccone

Marilyn Monroe – Norma Jean Mortenson

Ralph Lauren – Ralph Lifshitz

Rihanna – Robyn Rihanna Fenty

Yves Saint-Lauren – Yves Henri Donat Matthieu-Saint-Lauren

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat