Shkon me hanxhar në koncertin e Justin Bieber

Mediale Vip

Shkon me hanxhar në koncertin e Justin Bieber

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 21:12
Justin Bieber

Dy persona janë arrestuar, pasi tek njeri u gjet një hanxhar në qytetin Cardiff të Uellsit, derisa dhjetëra mijëra të rinj ishin mbledhur para koncertit të këngëtarit kanadez, Justin Bieber.

Britanikja "Daily Telegraph", ka raportuar se policia gjeti tek një person një hanxhar me një teh 30 centimetra të gjatë, vetëm 450 metra nga stadiumi "Prinsipaliti", në të cilën sonte Bieber përformon para 40.000 adhurusesëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat