Greta quhet URAGANI që po pushton industrinë muzikore

Mediale Vip

Greta quhet URAGANI që po pushton industrinë muzikore

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 3 korrik 2017 Në ora: 20:16
Greta Thaqi

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim ‘vrastar’ dhe butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet, ajo sigurisht se ka një të ardhme të ndritur. Greta Thaqi quhet vajza e cila kohëve të fundit ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, si një premtim serioz që i bëhet të ardhmes, duke i thënë se e bukura do të jetë e pranishme si në nivelin artistik ashtu dhe atë të paraqitjes skenike.

Është e re në moshë por deri më tani ka arritur të ketë shumë ndjekës rreth vetes. Me zërin e saj të ëmbël e melankolik ka befasuar në secilin interpretim të saj. Coveri i fundit nga Greta Thaqi është kënga me e klikuar e momentit "Despacito". Nëse keni menduar që nuk tingëllo mirë në gjuhën shqipe atëher jeni shumë gabim ndëgjojeni DESPACITO ALBANIAN VERSION, thjesht interpretim i jashtëzakonshëm./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat