Katy Perry kritikohet rëndë, i kërkoi qenit të sulmonte koalat

Mediale Vip

Katy Perry kritikohet rëndë, i kërkoi qenit të sulmonte koalat

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 16:21
Katy Perry

“Ylli i popit, Katy Perry është kritikuar rëndë pasi i ka kërkuar qenit të saj të ndjekë disa koala”, thuhej në një njoftim nga dyqanet australiane.

Një studiese e këtyre rasteve është prekur nga kjo ngjarje dhe ka reaguar me një shkrim në një nga gazetat e njohura të vendit.

“Perry është një idhull për shumë të rinj, dhe kjo shkatërron punën e mirë që ne kemi bërë për të inkurajuar njerëzit që të mos i lejojnë qentë e tyre që të kenë kontakt me koalat,”  -tha Claire Madden për gazetën Courier-Mail.

Fondacioni i Koalave tha se më shumë se 170 koala në vit janë viktima të sulmeve të qenve. Claire kërkonte me ngulm që këngëtarja të tërhiqte fjalët e saj pasi nuk e di se cfarë ndodh në vend për këto raste.

Ndërkohë, këngëtarja nuk ka reaguar për këtë lajm por ka shijuar qëndrimin e saj në Australi pasi ishte aty për të promovuar turneun e saj të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat