Shkurte Fejza befason pa grim

Mediale Vip

Shkurte Fejza befason pa grim

Nga: Bota Sot Më: 6 korrik 2017 Në ora: 11:12
Shkurte Fejza

Jemi mësuar ta shohim çdo herë të rregulluar në paraqitjet e saj.

Por, kësaj radhe këngëtarja e muzikës popullore Shkurte Fejza ka guxuar të dal e pagrimosur, shkruan Bota sot.

Ajo ka publikuar një fotografi nga pushimet e saj me bashkëshortin Behlulin në Durrës, atje ku kanë takuar familjen Gjini, me të cilët ka thënë se kanë miqësi 18-vjeçare.

Këngëtarja në këtë imazh është shfaqur e thjeshtë me një bluzë të verdhë, por natyrisht se duket bukur.

“U bënë 18 vite miqësi vëllazërore me Familjen Gjini nga Qerreti që u njohëm në kohën e luftës atëherë kur vëllezërit tanë i hapën shtëpitë e tyre për ne. Respekt për Dilaver dhe Zhaneta Gjini dhe fëmijët e tyre”, ka shkruar Shkurte Fejza/BS

Image
Foto e postuar nga Shkurte Fejza
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat