Arrestohet personi që planifikonte sulm terrorist në koncertin e Ariana Grande

Mediale Vip

Arrestohet personi që planifikonte sulm terrorist në koncertin e Ariana Grande

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 23:17
Ariana Grande

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se po planifikonte një sulm terrorist në koncertin e këngëtares së famshme, Ariana Grande në Costa Rica.

Hetuesit nisën një kërkim pasi kërcënimi i mesazheve u postua në gjuhën arabe në faqen e internetit të organizatorëve të koncertit.

I dyshuari nga Kolumbia, Caicedo Lopez është 22 vjecari që u kap nga forcat e policisë, të cilët konfiskuan 2 telefona celularë që bënin kërcënimet.

Nuk dihet nëse ky është ndër anëtarët e grupit ISIS, por po mbahet në burg derisa të mbarojnë hetimet. Ndërkohë në koncertin e yllit të popit nuk ka patur asnjë dëmtim dhe ka përfunduar me sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat