Fansat masakrojnë Kim Kardashian. Shkak bëhet veshja e vajzës North

Mediale Vip

Fansat masakrojnë Kim Kardashian. Shkak bëhet veshja e vajzës North

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 12:53
Kim Kardashian

Edhe pse vetëm 5 vjeç veshjet që mami Kim zgjedh për të voglën North West komentohen gjithmonë nga mediat e ndryshme. Madje ajo është cilësuar si një ndër vogëlushet më me stil në botë. Por duket se kësaj here Kim Kardashian nuk ka goditur në shenjë, në zgjedhjen që ka bërë për të veshur vajzën e saj.

Një fustan mëndafshi, mbi të cilin ishte modifikuar një korse, si ajo që shpesh Kim mban për të holluar belin e saj, duket se është bërë objekt për të bombarduar të famshmen e familjes Kardashian, duke u cilësuar nga fancat si një nënë e keqe. Sipas komenteve të shumta nëpër rrjete sociale, Kim ka bërë një zgjedhje të tmerrshme për të veshur vajzën e saj me një korse.

Kjo ka bërë që Kim të detyrohet të japë një sqarim për të gjithë, se ajo që ka veshur e vogla North, nuk është një korse e mirëfilltë, por është thjesht një copë e modifikuar mbi fustan, që ngjan si korse. “Unë nuk do t’i vija kurrë një korse që shtrëngon vajzës time. Ky është një fustan pambuku, që ka të stampuar mbi të një korse thjesht si dekorim”, ka sqaruar Kardashian të gjithë fancat e inatosur.

Image
Postimi i Kimit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat