Beatrix na e pranon që kënga e fundit flet për ndarjen e saj

Mediale Vip

Beatrix na e pranon që kënga e fundit flet për ndarjen e saj

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 16:17
Beatrix me ish te dashurin

Ajo dukej aq e dashuruar….Lidhja me Ervin ishte e para që Beatrix e tha me zë të lartë.

Këngëtarja bëri publike për herë të parë lidhjen e saj me djalin që i kishte rrëmbyer zemrën por që kjo dashuri do të zgjaste vetëm dy vite. Ashtu si çdo femër, edhe Trixa e përjetoi shumë keq ndarjen. Madje pas kësaj në vend të asaj vajzës së ëmbël të pafajshme, shihnim një femër të fortë dhe mosbesuese në ato fundet e luntura të përrallave. U mendua se edhe kënga “Pa ndjejnë” i është kushtuar pikërisht fundit të dashurisë së saj. Dhe kjo u konfirmua mbrëmë nga vetë këngëtarja e cila mori shkas nga disa shkrime në mediat kosovare sipas të cilave, Beatrix dhe Alban Ramosaj harrojnë dashuritë e ëmbla. Tani vetëm seks dhe dhunë”.

“Po, sepse historitë “Ata jetuan të lumtur përgjithmonë, mesa duket janë vetëm në përralla”, ishte kjo përgjigjia e Trix-it ndaj këtyre shkrimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat