Charlize Theron: Kur mamaja vrau babanë përpara syve të mi

Mediale Vip

Charlize Theron: Kur mamaja vrau babanë përpara syve të mi

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 11:29
Charlize Theron

Ajo nuk do e harrojë kurrë natën, kur mamaja e saj vrau babanë për vetëmbrojtje.

Kështu shprehet aktorja e njohur, Charlize Theron.

Ajo ka folur për herë të parë për këtë çështje me prezantuesi radiofonik, legjendarin Howard Stern.

Theron ishte 15 vjeç në atë kohë dhe jetonte me prindërit e saj në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

Babai i saj, Charles Jacobus Theron ishte një i alkoolizuar dhe i dhunshëm.

Në vitin 1991, mamaja e Theron e vrau atë për vetëmbrojtje.

Ai e kishte kërcënuar se do vriste të gjithë familjen.

“Bëra thjesht sikur nuk ndodhi asgjë,” tha Theron.

“Kur më kanë pyetur vazhdimisht, u kam thënë se babai im ka vdekur në një aksident rrugor. Nuk doja që të më trajtonin si një viktimë,” thotë ajo.

Fillimisht një terapi e ndihmoi që të merrte veten.

“Ajo që ka ndikuar më shumë tek unë ishte një jetë e përditshme me një të alkoolizuar, ku nuk e di se ç’ndodh nga momenti në moment”.

Theron thotë se i është mirënjohëse nënës së saj.

“Kam një mama të mrekullueshme”.

Aktorja thekson se mamaja ka qenë një frymëzim i madh për jetën e saj.

Filozofia e saj në lidhje me vdekjen e babait është kjo: “Pranoje se është e tmerrshme dhe bëj zgjedhjen tënde: A do të fundosesh apo do të vazhdosh të notosh sërish në jetë?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat