E quajtën ‘balenë”, përgjigje e zgjuar e Mariah Carey

Mediale Vip

E quajtën ‘balenë”, përgjigje e zgjuar e Mariah Carey

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:08
Mariah Carey

Performanca e Mariah Carey në Las Vegas nuk ka kaluar pa u vënë re. Këngëtarja pushtoi skenën e Ceasar’s Palace, por popstari përfundoi në vëzhgimin e rrjeteve sociale, më shumë se për zërin, për trupin e saj.

Edhe pse kishte disa kile më shumë ajo nuk nguroi të vishte trupore të mbuluar me kristale, dhe kjo ishte dhe përgjigja më e mirë që mund të jepte për kritikët e saj. Pavarësisht guximit të saj të admirueshëm kur në botën e showbiz dihet se pamja e jashtme ka shumë rëndësi, Mariah është kritikuar në rrjetet sociale.

Madje, ka nga ata që e quajnë edhe si një balenë, apo të tipit “Jo, kjo nuk mund të jetë Mariah Carey”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat