Ish-Miss Shipëria tregon sekretet e shtratit: Me dy partnerë nuk mërzitesh kurrë...

Mediale Vip

Ish-Miss Shipëria tregon sekretet e shtratit: Me dy partnerë nuk mërzitesh kurrë...

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 10:06
Egla Harxhi

Ajo është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar dhe ka bërë menjëherë bujë sapo ka treguar se jo vetëm që e pranon, por edhe jeton në një marrëdhënie treshe që përbëhet nga ajo vetë, një partnere tjetër femër dhe një partner mashkull.

Ajo është ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, e cila këtë herë, e ftuar në “Thumb”, duke qenë edhe në pritje të ëmbël, ka treguar më shumë rreth marrëdhënies së saj, që për shumë njerëz ende duket shumë e çuditshme.

“Një marrëdhënie tradicionale me dy persona nuk është e thjeshtë, ndërsa një treshe është e thjeshtë sepse nuk mërzitesh kurrë. Nëse njëri është i mërzitur, dy të tjerët krijojnë atmosferë. Gjithmonë njëri është ekuilibër dhe balancë”, – ka treguar Egla duke thënë se këtë gjë nuk e bën aspak për “show”, siç mund të mendojnë disa.

“Kjo marrëdhënie eliminon çdo lloj xhelozie, sepse askush nuk lihet jashtë vëmendjes asnjëherë. Krijohet një balancë dhe një ekuilibër që askush nuk mërzitet asnjëherë dhe kjo është diçka e bukur”, – ka përfunduar ajo dhe duket me të vërtetë shumë e lumtur për marrëdhënien që ka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat