Sinead O’Connor trondit fansat: Jetoj vetëm dhe e braktisur në hotel

Mediale Vip

Sinead O’Connor trondit fansat: Jetoj vetëm dhe e braktisur në hotel

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 18:02
Sinead O’Connor

Këngëtarja Sinead O’Connor ka shpërndarë një video në Facebook, në të cilin ka zbuluar se ka pasur mendime vetëvrasëse dhe se jeton e vetme në një hotel në Nju Xhersi, pasi që të gjithë kanë hequr dorë prej saj.

Pesëdhjetëvjeçarja ka publikuar një video prej 12 minutash në llogarinë e saj në Facebook, në të cilën u ka thënë fansave se është e vetmuar që dy vjet, pasi që familjes së saj nuk i intereson më jeta e saj.

“Nuk ekziston askush në jetën përveç mjekut tim, psikiatrit, njeriut më të mirë në Tokë, i cili thotë se jam heroina e tij– dhe kjo është gjëja e vetme që më mban në jetë. Sëmundje mentale është si droga – nuk i intereson se kush jeni. A e dini cila është më e keqja? As turpit nuk i intereson se kush jeni”, ka thënë ndër të tjera ajo. 

Këngëtarja ka shpjeguar se ka pasur tri sëmundje mentale dhe ka pritur ndihmën e familjes për ta dërguar në shtëpi.

“Fëmijët e mi, për juve është e pranueshme që nëna juaj të jetojë në hotel? A nuk ia vlej të luftoj? John Reynolds, unë jam nëna e dy  fëmijëve tuaj, gjithçka të kam dhënë”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat