Swift fiton rastin e ngacmimit ndaj DJ

Mediale Vip

Swift fiton rastin e ngacmimit ndaj DJ

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 09:38
Ylli i popit, Taylor Swift

Ylli i popit, Taylor Swift ka fituar rastin e ngacmimit seksual që i ka bërë ish DJ, David Mueller.

Ajo ka thënë se në vitin 2013, Mueller e kishte prekur me duar atë, pa pëlqimin e saj në një koncert, shkruan BBC.

Ai e kishte ngacmuar Swift, duke ia futur duart nën minifundin e saj gjatë një seti fotografik, sipas gjetjeve të një jurie në Denver të Kolorado.

Si kundërshpërblim asaj i është dhuruar një shumë simbolike prej 1 dollari, si kompensim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat