Fansat “masakrojnë” Beckham, por ai i “mbyll gojën”

Mediale Vip

Fansat “masakrojnë” Beckham, por ai i “mbyll gojën”

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 20:50
David Beckham

Futbollisti britanik, 42-vjeçar, me famë botërore David Beckham është kritikuar nga fansat në rrjetet sociale pas një postimi që bëri mbrëmjen e djeshme në “Instagram”.

David ishte në prezantimin e Javës së Modës në Nju Jork, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Victoria Backham.

Ishte një fanse, ajo që komentoi në foton e tij, duke shkruar se botoksi duket mirë tek David! Kaq ka mjaftuar që fansat e futbollistit të aludojnë se ai është një përdorues i botoksit.

Por David ka siguruar komentuesit se ai nuk pajtohet me botoksin dhe se ndihej vërtet i hidhëruar ndaj vërejtjes. Ai ka reaguar përmes një postimi, ku shkruan: “Unë nuk jam aspak dakord me përdorimin e botoksit, kështu që unë do ta marr këtë si një kompliment”.

Image
David Beckham ne javen e modes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat