Emina Cunmulaj feston ditëlindjen e 33-të, ja surpriza që gjen në kuzhinë!

Mediale Vip

Emina Cunmulaj feston ditëlindjen e 33-të, ja surpriza që gjen në kuzhinë!

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 22:24
Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj feston sot ditëlindjen e saj të 33-të dhe duket se dita e saj ka shkuar mjaft mbarë dhe me surpriza.

Sigurisht që në një ditë të tillë, ai që pritet të rezervojë më shumë surpriza është bashkëshorti. Dhe duke menduar për Eminën dhe raportin mjaft të ngrohtë që ajo ka me bashkëshortin , surpriza e tij ka qenë me të vërtetë e pazakontë.

Emina ka postuar një video në Instastory duke rrëfyer sesi Sam e kishte surprizuar:   “Ishim duke ndenjur në shtëpi dhe Sam më kërkoi të shkoja e t’i merrja iPad-in në kuzhinë dhe sigurisht unë shkova dhe…ja çfarë pashë”.-shprehet modelja. Sam siç shihet edhe nga fotot është treguar shumë origjinal dhe romantik në ide; trëndafila dhe ushqim. Edhe 100 Emina!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat