Rrëfehet Eni Çobani, ja çfarë mendoj kur shihem në pasqyrë

Mediale Vip

Rrëfehet Eni Çobani, ja çfarë mendoj kur shihem në pasqyrë

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 22:28
Eni Çobani

Eni Çobani është një figurë tanimë popullore në ekranet shqiptare me programin e saj ‘Shihemi në gjyq’. Enin jemi mësuar ta shohim në televizion gjithnjë duke thënë fjalën e ligjit për të ndërmjetësuar konflikte dhe rastet që kërkojnë zgjidhje prej saj.

Në një intervistë për bordo.al Eni ka treguar një pjesë tjetër të saj, raportin me veshjet, look-un dhe stilin. Një nga pyetjet e gazetares ka qenë pak ‘ngacmuese’, ndërsa e pyet Enin se çfarë mendon kur shikon veten në pasqyrë.

Ja si është përgjigjur juristja:“Kur shoh veten në pasqyrë, falenderoj Zotin dhe e bëj sinqerisht këtë gjë për gjithçka kam e gjithçka që më ka falur. Falenderimi fillon që nga prindërit që më sollën në këtë jetë. E ndiej veten se jam një njeri shumë energjik, që kam akoma shumë për të dhënë dhe jam shumë e lumtur për këtë fakt. Jam falenderuese edhe ndaj Zotit, edhe ndaj fatit, edhe ndaj prindërve të mi. Sigurisht edhe ndaj miqve që na rrethojnë me pozitivitetin që na japin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat