Duda Balje merr gjithë vëmendjen në dasmë, me fustanin e zi

Mediale Vip

Duda Balje merr gjithë vëmendjen në dasmë, me fustanin e zi

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:58
Duda Balje

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje jo pak herë është bërë temë e medieve rozë

Ajo ka arritur të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen me dukjen e saj, dhe ka mjaft fansa në rrjetet sociale.

Së fundmi, deputetja Balje ka publikuar disa imazhe të reja nga një aheng familjar në të cilin ka marrë pjesë.

Veshur me një fustan të zi dhe elegant, ajo doli krejtësisht jashtë kornizave nga dukja e saj në një ditë të zakonshme në Parlament.

Trupi i saj fin dhe qëndrimi para fotoaparatit, i dhanë asaj shkëlqimin e duhur.

Në njërën nga fotografitë, ajo i ka prezantuar fansat edhe me vajzën e saj.

Duda do të jetë pjesë edhe e kësaj legjislature katër vjeçare të Kuvendit të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat