Kjo këngë e Samantës, flet për jetën e saj

Mediale Vip

Kjo këngë e Samantës, flet për jetën e saj

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:47
Samanta Karavello

Ajo është një nga këngëtaret që nuk preferon të flasë për jetën e saj private por duket se në një intervistë të dhënë së fundmi, Samanta ka rrëfyer diçka më tepër.

Këngëtarja e disa hiteve muzikore ka zbuluar se një nga këngët e saj, për të është më e veçanta, pasi është një dedikim për jetën e saj. Bëhet fjalë për “Loti i fundit”, këngën fituese të edicionit të 10-të të “Top Fest”.

“Kënga që kam ndjerë më shumë se të tjerat është “Loti i fundit” sepse ka qënë pjesë e jetës sime”, ka rrëfyer Samanta..

Duket se në atë periudhë artistja paska kaluar një moment të vështirë në jetën e saj, pasi kjo këngë flet për një ndarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat