Sara Hoxha na tregon historinë e saj të dashurisë me Ledionin

Mediale Vip

Sara Hoxha na tregon historinë e saj të dashurisë me Ledionin

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 14:22
Sara dhe Ledioni

Shpeshherë dashuria mund të lindë edhe nëpërmjet një kënge, e cila më pas kthehet në këngën që simbolizon dashurinë e një çifti. Ndoshta është kënga që dëgjojmë kur pëlqejmë dikë, ndoshta është kënga që ia dedikojmë dikujt për të cilin ndiejmë, ndoshta është kënga që dëgjojmë në momente zënkash, por gjithsesi kënga mbetet në memorie gjithë jetën.

Një këngë të tillë e ka edhe çifti i njohur i showbizz-it, Ledion Liço dhe Sara Hoxha. Cila është ajo? – do të thoni ju. As më pak, as më shumë, por “All of me” e këngëtarit të njohur amerikan, John Legend.

Siç bëmë të ditur edhe dje, Ledioni dhe Sara ishin të pranishëm në një koncert të Legend në Londër, gjë që e mësuam nga postimet e Sarës në Snapchat, ku shfaqeshin në një takim me këngëtarin, bashkëshorten e tij, Chrissy Teigen dhe një sërë dashamirësish të tjerë.

Më pas ka vazhduar edhe koncerti, nga i cili besojmë se çifti ka dalë i impresionuar.

Ka qenë Sara ajo që sot në mëngjes ka shpërndarë një video nga koncerti, ku shfaqet Legend duke kënduar “All of me” dhe shkruan:

“Ledioni dhe unë u njohëm fillimisht në një festë ditëlindjeje kur po luhej kjo këngë. Pas kësaj, e kemi dëgjuar këtë këngën në 829,273 dasma”.

Këtë “mini” dedikim e ka mbështetur edhe Arbana Osmani, e cila ka komentuar:

“Kjo kënga më sjell në mendje vetëm ju”.

Të themi të drejtën, nuk e dimë nëse ka një gjë më të bukur sesa kur dëgjon “live” këngën me të cilën identifikon dashurinë e jetës tënde!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat