Adam Levine baba për herë të dytë

Mediale Vip

Adam Levine baba për herë të dytë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 11:58
Adam Levine dhe Behati Prinsloo

Behati Prinsloo, gruaja modele e Adam Levine, është shtatzënë me fëmijën e dytë, më pak se një vit pasi që ka sjellur bijën e saj në jetë.

Ylli i Victoria’s Secret publikoi një foto në Instagram, ku edhe  njoftoi tërthorazi se po pret beben numër dy.

Çifti priti fëmijën e parë, bijën me emrin Dusty Rose, në shtatorin e vitit të kaluar.

Ndërsa sa i përket Adam, yllit të bendit Maroon 5, ende pritet një reagim nga ai sa i përket këtij lajmi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat