Tolgahan Sayisman është prekur nga uragani Irma

Mediale Vip

Tolgahan Sayisman është prekur nga uragani Irma

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 13:08
Tolgahan Sayisman

Aktori i njohur i serialit "Mos u dorëzo", Tolgahan Sayisman përveçse një aktor mjaft i talentuar, njihet në Turqi edhe për pasurinë e tij. Ndër investimet e fundit të tij ishin blerja e disa pronave në Miami

. Kështu, dy shtëpitë e blera kohë më parë nga Tolgahan ishin një humbje parash duke qenë se u prekën nga uragani Irma. Sipas gecce.com, Saysiman u shpreh se ky investim u kthye në humbje të madhe financiare. 

"Nëse do të mund të parashikoja këtë shkatërrim, padyshim nuk do të investoja por tani është vonë. Shpresoj të kalojë sa më shpejt, këto gjëra thjesht vijnë papritur. Për aq kohë sa nuk ka humbje në jetë njërëzish, çdo gjë tjetër zgjidhet." - u shpreh aktori i njohur i "Mos u dorëzo"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat