Ndahen Fergie dhe Josh

Mediale Vip

Ndahen Fergie dhe Josh

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 21:58
Fergie dhe aktori Josh Duhamel

Këngëtarja Fergie dhe aktori Josh Duhamel janë ndarë.

“Me dashuri dhe respekt absolut, në fillim të vitit vendosëm të ndahemi “, deklaroi çifti për revistën People në një deklaratë për shtyp.

“Për t’i dhënë familjes sonë mundësinë më të mirë për t’u përshtatur, donim ta mbanim këtë çështje private para se ta ndanim me publikun. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë të lidhur mes vete dhe për familjen tonë”.

Në janar çifti e festoi tetë vjetorin e martesës në Hawaii. Josh dhe Fergie kanë një djalë katërvjeçar me emrin Axl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat