Shpërthen Teigen: “Shkoni mbrapa diellit, plehra idiote!”

Mediale Vip

Shpërthen Teigen: “Shkoni mbrapa diellit, plehra idiote!”

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:39
Chrissy Teigen dhe John Legend

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë festuar aktualisht përvjetorin e martesës, e Teigen nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Chrissy ka bërë të ditur një fakt të tillë, duke u shfaqur krah për krah Legend. Por, një lajm i rremë i ka prishur humorin modeles, e për këtë është detyruar të lëshojë jo pak komente negative mbi burimin.

‘InTouch’ kishte paraqitur si ekskluzive një krisje të mundshme mes Teigen dhe Legend, gjë që sipas tyre po çonte drejt ndarjes. Nuk mund të ndodhte më tepër se kaq për të nervozuar Chrissy-n, e cila është shprehur tekstualisht kështu: “Oh, shkofshi prapa diellit InTouch, ju copa plehrash idiote prej ekskluziviteti”…Teigen njihet për natyrën e saj të sinqertë, që shpesh e bën të cilësohet dhe si një nga VIP-at më rebelë sot për sot. Përgënjeshtrimi ndaj një lajmi të tillë ka ardhur në kohë rekord, e si rrallë herë, një e famshme si Chrissy nuk ka nguruar aspak të mbrojë imazhin e saj dhe të bashkëshortit. Epo, mesa duket ‘InTouch’ e ka punën pisk tani!

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat