Reperi i njohur, Geti në fillim të kësaj jave ka kurorëzuar dashurinë e tij me moderatoren nga Shqipëria, Marina Vjollca.
Të dy u betuan për dashuri të përjetshme në një ceremoni madhështore afër detit që më shumë ngjante në skena filmi se sa realitet.
Por duket se çifti më i ri në shoëbizin shqiptar nuk kanë kohë për muaj mjalti, ashtu si ndodh, zakonisht me çiftet e reja.
Reperi i njohur, Geti duket se ka angazhime të tjera.
Ai ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se sot do të performojë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Ai do të jetë së bashku me Marshall Jungle dhe Agon Amigën, e nata, ashtu si ka thënë edhe vetë reperi, pritet të jetë “zjarr”.