Aktori Lanter pritet të bëhet baba

Mediale Vip

Aktori Lanter pritet të bëhet baba

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:54
Matt Lanter dhe bashkëshortja e tij Angela

Aktori Matt Lanter dhe bashkëshortja e tij Angela janë duke pritur një fëmijë.

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se ata do të kenë një vajzë, transmeton KosovaPress.

Ylli i Timeless dhe 90210 dhe bashkëshortja e tij, kanë zbuluar në muajin gusht se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Ata gjatë një episodi në Hello Bump kanë zbuluar se Angela është shtatzënë. Angela (32) është treguar shumë e lumtur që pret fëmijën e saj të parë.

“Është një vajzë e vogël. Nuk e kam pritur. Kemi menduar se është djalë”, ka thënë ajo.

Edhe Matt (34) është shprehur tepër i lumtur.

“Kjo është e shkëlqyeshme”, ka thënë aktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat