Heather Locklear është shtruar në spital ditën e enjte pas një aksidenti që pësoi përderisa ishte duke ngasur veturën e saj Porche.
Locklear ka rënë në një kanal dhe është pranuar në spital me disa lëndime të vogla.
Sipas policisë është bërë e ditur që alkooli dhe drogat nuk kishin të bëjnë me këtë aksident.
Ndërsa nga aktorja ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtarë.